Atletja, modelja dhe këngëtarja, Geta Beqa, kujdeset vazhdimisht për trupin e saj.
Ajo është mjaft e përkushtuar në ruajtjen dhe ndërtimin e fizikut të saj, saqë stërvitet vazhdimisht.
Dhe këtë e ka dëshmuar përmes një videoje të publikuar në Instagram, teksa ndodhet në plazh me bikini dhe i vazhdon ushtrimet.
“S’ka palestër, nuk është problem. Nuk bën të ndalesh, mos u ndal”, shkruan në përshkrim.
Kujtojmë se javë më parë, Geta ka qenë mjaft e përfolur në media pasi fitoi vendin e parë në garën ‘Wellness Fitness IFBB 2017’ që u zhvillua në Kataluni. Ndërsa krahas suksesit në ‘bodybuilding’ është rikujtuar e kaluara e saj, duke qenë se bukuroshja e ka provuar veten në fusha të ndryshme. /Telegrafi/