Duket se Joe Biden po lodhet me pyetjet në lidhje me shpejtësinë e mundshme të pranimit të Ukrainës në NATO pas përfundimit të luftës me Rusinë.
Presidenti amerikan ironizoi me pyetjen e një gazetari për Volodymyr Zelenskyn se sa shpejt pas luftës do të dëshironte që ky vend të futej në aleancë.
Përpara se lideri i Ukrainës të përgjigjej, Biden deklaroi “një orë e 20 minuta. Ju djema bëni pyetje vërtet të thella”.
Reporter to Zelensky: "How soon after the war would you like to be in NATO?"
Biden: "An hour and 20 minutes. You guys ask really insightful questions." pic.twitter.com/P27n2x27X7
— Howard Mortman (@HowardMortman) July 12, 2023
Përgjigja e tij ngjalli buzëqeshje tek presidenti ukrainas, i cili po këmbëngul që sa më shpejt Ukraina të bëhet anëtare e aleancës më të fuqishme ushtarake të botës.
Theksojmë se në kuadër të samitit të NATO-s temë kryesore ishte lufta në Ukrainës dhe mundësia e anëtarësimit të shtetit ukrainas në këtë aleancë.
Ndryshe, vendet e NATO-s kanë theksuar edhe njëherë përkushtimin e tyre për ta ndihmuar ushtarakisht Ukrainën. /Telegrafi/