Punëdhënësit amerikanë në muajin shkurt kanë hapur 235 mijë vende pune dhe kanë shtuar të hyrat, gjë e cila, siç vlerëson agjencia AP, është dëshmi se ekonomia e SHBA-ve mbetet në themele të shëndosha për gati tetë vjet që nga fundi i recesionit të madh.
Shkalla e papunësisë në shkurt ka shënuar rënie në 4.7 për qind nga 4.8 për qind nga muaji paraprak, ka njoftuar Ministria amerikane e Punës. /Telegrafi/