Site icon Telegrafi

“Për një moment menduam se hyri Elvana Gjata në shtëpi”, ngjashmëria e madhe e Loredanës së BBVA me këngëtaren e njohur

Modelja Loredana, e cila është një nga banoret më të spikatura të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, ka tërhequr vëmendjen e madhe të publikut për shkak të ngjashmërisë së saj të jashtëzakonshme me këngëtaren e njohur shqiptare, Elvana Gjata.

Gjatë spektaklit të së martës, dukja e Loredanës u bë një nga temat më të diskutuara në rrjetet sociale. Me flokët e saj të gjatë të krehura në mënyrë elegante dhe me një grim të sofistikuar, shumë ndjekës të BBVA komentuan se ajo dukej si “binjakja” e Elvanës.

Madje, edhe këngëtarja Vesa Luma e vuri re këtë detaj dhe nuk ngurroi të reagojë në Instagram. Ajo publikoi një story ku shkroi me habi: “Qyqe, mendova që ka hyrë Elvana! Uau, çfarë ngjashmërie!”.

Foto: Vesa Luma/InstaStory

Reagimet në rrjet nuk munguan, me shumë ndjekës që bënë krahasime dhe postuan foto të Loredanës dhe Elvanës krah për krah, duke theksuar tiparet e ngjashme midis tyre.

Elvana Gjata (Foto: Elvana Gjata/YouTube)

Disa fansa madje shprehën idenë se Loredana mund të kishte frymëzim stilistik nga Elvana, duke u shndërruar kështu në një nga personazhet më të komentuar të këtij sezoni të Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/

Loredana (Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube)
Exit mobile version