Telegrafi

Për një moment derbi në fushë u harrua, Klopp u nervozuar tej mase me Mourinhon (Video)

Manchester Unitdi dhe Liverpooli barazuan me rezultat 1-1 në derbin e javës në Ligën Premier.

Ishte një ndeshje me shumë raste, kurse në aspektin disiplinor ishte në nivelin e duhur, se paku në fushë.

E themi këtë, pasi gjatë një momenti trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, u tradhtua nga nervat aq keq, sa që kur Jose Mourinho iu afrua për ta qetësuar, gjermani nuk e lejoi as ta prekte.

E gjitha kjo erdhi pas duelit mes Ander Herreras dhe Roberto Firminos. /Telegrafi/