Këngëtarja Fjolla Morina është përfolur shumë herë për deklaratat e saj në emisione apo intervista të ndryshme.
Një e tillë e bërë gjatë emisionit “Thumb”, ka bërë që emri i këngëtares të lakohej gjithandej nëpër media.
Bëhet fjalë për një intervistë ku ajo ngacmohet nga moderatoret e emisionit, se për sa para do të shkonte me një biznesmen, dhe që e njëjta përgjigjet duke thënë “Për një milion”.
Së fundmi, në një status të publikuar në InstaStory, këngëtarja Morina ka sqaruar se gjithçka ishte thënë në sensin e shakasë, teksa ka sulmuar portalet për keqpërdorim të deklaratës.
Më pas, ajo ka shpërndarë edhe videon e plotë të intervistës duke treguar se ajo çfarë ka thënë thjeshtë është keqinterpretuar.
Fjolla përndryshe vazhdon të jetë aktive në muzikë dhe rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga përditshmëria apo aktivitetet muzikore. /Telegrafi/