Site icon Telegrafi

Për një lëkurë të pastër dhe rrezatuese – ‘estethica’ prezanton trajtimin e veçantë ‘Baby Face’

Lëkura si një pjesë delikate e trupit kërkon kujdesin dhe mirëmbajtjen e veçantë nga secili prej nesh.

Megjithëse, mirëmbajtja e lëkurës konsiderohet të jetë si një parakusht për pamje të bukur dhe rrezatuese.

Kjo më së miri mund të realizohet përmes trajtimeve të ndryshme dhe njëri prej tyre është Dye VL/SR – “Baby Face”.

Krenar Dobroshi (Farmacist & Magjistër për Kozmetologji)

Lidhur me këtë, Telegrafi ka realizuar intervistën e radhës me Krenar Dobroshin (Farmacist & Magjistër për Kozmetologji), i cili tregon më shumë rreth këtij trajtimi, efektet dhe mënyrën se si realizohet.

Si një trajtim i fuqishëm foto-regjenerues, ‘estethica’ është klinika e vetëm në Kosovë e cila e bën të mundur realizimin e trajtimit pa asnjë efekt anësor, madje me rezultate të menjëhershme qysh në seancë të parë.

“Është një prej trajtimeve më të kërkuara, i cili ka katër efekte apo bonuse të lëkurës. Efekti i parë është për trajtimin e hiper-pigmenteve apo njollave kafe, trajtimi i dytë është ai i kapilarëve apo enëve të zgjeruara, efekti i tretë është ngushtimi i poreve dhe funksioni i katërt është trajtimi i rrudhave apo lifting-u i fytyrës të cilën me të vërtetë mund ta vërejmë”, ka thënë Krenar Dobroshi për Telegrafin.

Trajtimi “Baby Face” nga Krenar Dobroshi

Ai shton se trajtimi realizohet përmes laserit Alma Harmony XL Pro dhe rezultati vërehet thuajse menjëherë, por kuptohet që lëkura do të japë rezultatin final pas tre apo katër javësh, ndërsa preferohen disa seanca për të arritur maksimumin, por edhe me një seancë ka ndryshime shumë të mira.

Meqenëse është shumë i kërkuar, qëllimi i trajtimit sipas Dobroshit është që në fund lëkura të arrijë efektin e shkëlqimit dhe freskisë, nisur edhe nga titulli që mban: “Baby-face”.

“Qëllimi është të trajtojmë skuqjet, hiper-pigmentet, poret e zgjeruara dhe ta bëjmë një lifting, në gjuhën angleze quhet ‘glowing effect’, pra efekti i shkëlqimit, freskisë, sikur të foshnjeve që e kanë lëkurën”.

“Në rastin e klientes time, këtu mund t’i zgjedh parametrat e ndryshëm pasiqë kemi të bëjmë me një lëkurë rinore dhe tipi i lëkurës është 1, 2. Atëherë mund të zgjedh parametra pak më të lartë, sepse lëkura e tillë e pranon energjinë jashtëzakonisht mirë, pa asnjë efekt anësor. Shumë e rëndësishme që pas këtij trajtimi nuk ka nevojë të përdoren krema ekstra”, thotë më tej ai.

Trajtimi “Baby Face” nga Krenar Dobroshi

Trajtimi ndërkohë realizohet në bazë të një dritë të fuqishme e cila quhet si teknologji e avancuar e laserit, ku në përfundim të procedurës do vërehet një skuqje e lehtë, që njëkohësisht tejkalohet pas pak minutash.

Sido që të jetë, ky është vetëm njëri prej trajtimeve të bukurisë që aplikohet në klinikën ‘estethica’, pasi aplikohen edhe shumë të tjerë invasivë dhe joinvasivë, por “Baby Face” bën pjesë në këtë të fundit, pa asnjë gërryerje e shpuarje të lëkurës, apo edhe depërtim në thellësi përmes mekanizmave mekanikë. /Telegrafi/

Trajtimi “Baby Face” nga Krenar Dobroshi
Exit mobile version