Site icon Telegrafi

Për një javë policia shqipton 332 gjoba për automjete të paregjistruara

Me qëllim të krijimit të sigurisë sa më të madhe në trafikun rrugor, Policia e Kosovës ka realizuar një plan operacional prej datës 5 deri 12 prill, për identifikimin, ndëshkimin dhe largimin nga qarkullimi të automjeteve të paregjistruara.

Gjatë këtij operacioni Policia e Kosovës ka shqiptuar 332 gjoba për automjete të paregjistruara, 169 automjete janë larguar nga trafiku rrugor dhe janë konfiskuar 47 palë targa.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që me rastin e daljes në trafik të respektojnë rregullat dhe ligjet në fushën e trafikut rrugor, në të kundërtën policia do të veprojë në realizimin e detyrave dhe operacioneve të tilla në funksion të zbatimit të ligjit.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur, se për periudhën krahasuese janar-mars 2017, me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar është shënuar ulje e aksidenteve me pasoja fatale për 18.18 për qind.

Ndryshe, Policia e Kosovës shpreh përkushtimin për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive, me qëllim të ngritjes së sigurisë së përgjithshme në vend, përfshirë edhe sigurinë në trafikun rrugor. /Telegrafi/

Exit mobile version