Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt gjatë javës së fundit (30 nëntor-06 dhjetor 2020), në bashkëpunim me inspektorët komunal, kanë inspektuar qendrat tregtare, kafiteritë dhe lokacionet e tjera për të parë se a po zabtohen masat mbrojtëse për COVID-19.
Gjatë inspektimit, policia ka hasur në persona të cilët nuk i kanë përfillur këto masa dhe nga ana e zyrtarëve policorë gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 740 tiketa si dhe janë dhënë 223 vërejtje.
“Apelojmë tek qytetarët që ti respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe familjarëve të tyre.
Policia e Kosovës do të vazhdoj me përmbushjen e detyrave të saj dhe në çdo kohë dhe çdo vend ku do të hasen personat të cilët nuk i respektojnë masat, ndaj tyre do të veprohet sipas ligjit në fuqi”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/