Në shtatë ditët e fundit, Policia e Kosovës në tërë territorin e vendin ka shqiptuar çdo ditë gjoba, qytetarëve të cilët e kanë shkelur ligjin antiCOVID, ku gjithsej për një javë janë shqiptuar plotë 4 mijë e 214 gjoba.
Kështu thonë të dhënat e publikuara çdo mëngjes në faqen e Policisë së Kosovës në Facebook.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive me COVID-19 vazhdon të jetë i lartë, ku sipas raportit të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në vendin tonë janë 6 mijë e 109 raste.
Sipas po të njëjtit raport, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 195 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.109.
Ndërkaq, numri total i rasteve pozitive është 59 mijë e 304 raste nga 227 mijë e 482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 482 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 195 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51 mijë e 713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6 mijë e 109. /Telegrafi/