Për shkak që nevoja për transfuzion të gjakut është shumë urgjente dhe e shpeshtë, AL Trade Center në bashkëpunim me ‘ Qendrën për Transfuzion të Gjakut’ – QKUK morri iniciativën përsëri këtë vit të organizojë këtë aktivitet që pati një rezultat mjaft të suksesshëm.
Tashmë veçse e njohur si traditë bëri thirrjen e shumë vullnetarëve që të merrnin pjesë, në nderim të përvjetorit të 13 të pavarësisë së Kosovës, gjithashtu shënojë edhe përvjetorin e 22-të të themelimit të kompanisë. Aktiviteti u përcjell përsëri me sloganin ‘Bëhu Hero, Dhuro Gjak që dikush të jetoj më gjatë’ ku inkurajojnë edhe më shumë njerëz që të dhurojnë gjak vullnetarisht me fokus që të ketë ndikime pozitive në shoqëri.
Al Trade Center falënderon ekipin e “Qendrës të Transfuzionit të Gjakut” – QKUK për bashkëpunimin, stafin e kompanisë si dhe vullnetarët tjerë të rastit që ishin të pranishëm ku bashkërisht e dëshmuam që “të dhurosh gjak, do të thotë të japësh shpresë, të shpëtosh jetë”.
Së bashku jemi të lumtur!