Një person është arrestuar pasi ka ushtruar veprimtarin e tij në një lokal duke mos respektuar vendimin e lëshuar nga qeveria, për masat e ndërmarra kundër përhapjes së COVID-19.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 15:30 në fshatin Skivjan, në Gjakovë.
Siç thuhet në raport, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti është takuar duke ushtruar veprimtarin në një lokal , duke mos e respektuar vendimin e lëshuar nga qeveria. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/