Partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj mos pranimit të Kosovës në ENTSO, dhe për këtë kanë bërë përgjegjëse edhe BDI-në, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Vota e përmbajtur e Maqedonisë ndaj pranimit të Kosovës në Shoqatën evropiane të rrjetit energjetik ENTSO, e ka pamundësuar Kosovën që të bëhet pjesë e kësaj organizate të rëndësishme, për zhvillimin energjetik dhe ekonomik të Kosovës. Abstenimi i Maqedonisë ndaj Kosovës, në ENTSO, tregon se Maqedonia nuk e ka me gjithë mend njohjen e pavarësisë së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, dhe në rastin në fjalë, vota abstenim, ka plotësuar vetëm dëshirën e Serbisë dhe të kryetarit Aleksandar Vuçiqit”, thuhet në reagimin e ASH-së.
Nga atje shtojnë se vota abstenim e Maqedonisë ndaj Kosovës për në ENTSO, nxjerr në pah edhe vendimmarrjen politike në qeverinë e Republikës së Maqedonisë, duke mos e përfillur ose informuar BDI-në për një proces të tillë.
“Aleanca për Shqiptarët i bën thirrje qeverisë së Maqedonisë që ta tërheq votën përmbajtur, ndaj Kosovës në ENTSO, ndërsa BDI si pjesë e koalicionit qeverisës të mbaj përgjegjësi politike, dhe ti kërkojë falje Qeverisë së Kosovës, që nuk ka takat politik, të ndikojë në vendimmarrje të tilla politike, sepse luan rolin e statistikat në Qeveri, duke aprovuar çdo vendim të LSDM, siç është edhe rasti në fjalë”, thuhet në deklaratën e Aleancës për Shqiptarët./Telegrafi/