Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje në trafik është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar deri më tani i panjohur, i cili është larguar në drejtim të panjohur.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në orën 16:05 në Prizren.
“Viktima mashkull shtetas i huaj ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në trafik është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar deri më tani i panjohur, i cili është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.
Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/