Site icon Telegrafi

Për momentin i shpëton burgut, Rita Ora nën hetime për reklama mashtruese online

Rita Ora (Photo by Frazer Harrison/Getty Images)

Në prag të një kërcënimi me burg, një grup i britanikëve me ndikim në shoqëri, duke përfshirë Ellie Goulding, Rita Ora dhe Zoella kanë rënë dakord të ndryshojnë mënyrën e publikimit të imazheve dhe videove në internet pasi llogaritë e tyre të mediave sociale janë hetuar nga një mbikëqyrës i reklamave.

Gjashtëmbëdhjetë të famshëm, me dhjetëra miliona ndjekës në mes tyre, u pyetën nëse ata ishin duke publikuar reklama “mashtruese” online – një vepër që shkel ligjin e reklamës në Mbretërinë e Bashkuar dhe dënohet me së paku dy vjet burg.

Yjet deklaruan se tani do të deklarojnë qartë nëse janë paguar për të promovuar një markë ose produkt, tha Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA) në Mbretërinë e Bashkuar, njofton CNN.

Modelet Alexa Chung, Rosie Huntington-Whiteley dhe Iskra Lawrence ishin në mesin e grupit që premtuan të ndryshonin zakonet e tyre të postimit, së bashku me disa yje televizive britanike.

“Yjet mund të kenë ndikim të madh në atë që fansat e tyre vendosin të blejnë. Njerëzit, me të drejtë, mund të ndihen të mashtruar duke menduar se ishte një rekomandim nga dikush që e admirojnë dhe në fund rezulton të jetë një dredhi e marketingut”, tha përfaqësuesi i CMA-s, Andrea Coscelli.

Për momentin, hetimet kanë rezultuar se të lartcekurit deri më tani nuk e kanë shkelur ligjin, por që ende do të monitorohen dhe mund të dënohen penalisht, vuri në dukje CMA.

Lexo po ashtu Rita Ora zbulon disa prapaskena të xhirimeve të reklamës të markës së këpucëve "Giuseppe Zanotti"

Kujtojmë se 28-vjeparja shqiptare gjatë javës së kaluar është bërë imazh i markës së këpucëve të kreatorit italian, Giuseppe Zanottit.

Ndryshe, Goulding dhe Ora secila kanë më shumë se 14 milionë ndjekës në rrjetin social të Instagramit. /Telegrafi/

Exit mobile version