Bujqit nuk do të harrohen, vazhdon pagesa e subvencioneve të prapambetura. Sot për masën e prodhimit organik për vitin 2023 iu është paguar 811 persona me vlerë të përgjithshme prej 61.219.350,00 denarë, njoftojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave të Maqedonisë së Veriut.
Përfitues të kësaj mase janë njësitë bujqësore që kanë raportuar prodhim dhe prodhim të certifikuar bimor dhe blegtoral në tranzicion sipas Ligjit për Prodhimtarinë Bujqësore Organike, ose kanë sipërfaqe bujqësore që janë të destinuara për pleh organik ose ugar në një rotacion bimor që është në funksion të prodhimit.
Përfitues të kësaj mase janë njësitë bujqësore/blerësit dhe tregtarët e regjistruar në Regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore, të cilët kanë prodhuar përpunim nga produkte primare organike bujqësore ose produkte në kalim nga origjina vendase ose kanë kryer përfundimin dhe ambalazhimin e llojeve të egra me origjinë organike dhe të njëjtit kanë shitur ose tregtuar produkte organike të freskëta dhe të përpunuara dhe produkte organike në tranzicion nga origjina vendase.