Site icon Telegrafi

Për marrjen e mandatit të deputetit Gruevskit do të debatohet të martën në Kuvend

Të martën, më 6 nëntor është caktuar seanca për shqyrtimin e propozimit për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevskit, publikoi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në web-faqen e saj zyrtare.

Seanca është caktuar që kur Gjykata Themelore Shkupi 1 njoftoi Kuvendi se Gruevski është i dënuar me burgim dy vjet për rastin “Tanku”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit, kryetari i të cilit është deputeti Pavle Bogoevski, duhet të vendos nëse Gruevski është i denjë për të kryer detyrën e deputetit duke dhënë rekomandim. Vendimi përfundimtar është i Kuvendit të Maqedonisë.

Për marrjen e mandatit janë të nevojshme dy të tretat./Telegrafi/

Exit mobile version