Telegrafi

Për LSDM-në Gruevski është një politikan i humbur, që i ka ikur koha

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë ka reaguar ndaj fjalimit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit, të mbajtur në konferencën e 25-stë të Unionit të forcave të reja të OBRM-PDUKM-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo parti konsideron se fjalimi i Gruevskit është një shembull se si flasin politikanët e humbur, të cilëve u ka ikur koha dhe i pret përballja me drejtësinë dhe dënimin e qytetarëve.

LSDM-ja konsideron se Gruevski qëndron mbrapa fjalimit të para tre ditëve të Gjorge Ivanovit para popullit, duke theksuar se në dhjetë vitet e kaluara, Gruevski u interesua vetëm të pasurojë ”familje”, prandaj askush nuk i beson atij./Telegrafi/