Site icon Telegrafi

Për kujdes të mirë të lëkurës, domosdoshmërish pastrojeni grimin dhe aplikoni krem para fjetjes

Kujdesi për lëkurën është gjithnjë procedurë e rëndësishme, sepse është diçka që ka ndikim të madh në shëndetin tonë, por edhe në pamjen fizike.

Sidoqoftë, kujdesi ndaj lëkurës dallon nga stinët, koha, gjithsesi edhe nga lloji i lëkurës.

Më poshtë kp sjell disa këshilla për kujdes të lëkurës para se të flini:

Largoni grimin

E keni dëgjuar, mirëpo duhet ta dëgjoni përsëri këtë këshillë: asnjëherë mos shkoni në shtrat, pa larguar grimin nga fytyra juaj. Rekomandohet pastrimi me ujë.

Aplikoni krem për kujdes ndaj lëkurës

Është shumë me rëndësi që të mos lejoni tharjen e lëkurës suaj, andaj gjithnjë pas pastrimit aplikoni krem apo përbërës të lëngët që mbajnë freskinë dhe kujdesin e duhur për lëkurën e fytyrës.

Exit mobile version