Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjga, edhe pse ka përfunduar mandatin e saj me 7 prill, vazhdon që të njihet si presidente ende në disa ambasadë e konsullata të Kosovës.
Fotografia e saj ende qëndron në muret e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në New York, ndonëse në bazë të ligjit fotografia e saj ishte dashur të zëvendësohet me atë të presidenti të ri Hashim Thaçi.
Në një fotografi në sallën e pritjes, ku është bërë vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Belizesë, shihet se ende në mur qëndron fotografia e ish- presidentes Jahjaga, raporton lajmi.net.
Për dallim nga Konsullata në New York, disa institucione në vend tashmë veç kane bërë zëvendësimin e fotografive të Presidentit.