Telegrafi

“Për kokë të mamit nuk të afrohem më kurrë”, Bardhi-Sarës: Mos më fol as kur kalon

Raportet mes Sarës dhe Bardhit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania kanë pësuar një ndryshim drastik.

Pas një periudhe kohe kur shfaqeshin tejet të afërt, duket se tani dyshja ka arritur në një pikë, ku kanë vendosur të mos flasin më fare me njëri-tjetrin.

Skenat e transmetuara gjatë emisionit të fundit të së shtunës kanë nxjerrë në dritë tensionet e fshehura mes çiftit, të cilat kanë kulmuar me një përballje të drejtpërdrejtë teksa qëndronin të shtrirë në shtrat.

Lexo po ashtu “Nuk dua më ta vazhdoj, nëse është e shkruar të vazhdojë jashtë" - Sara Gjordeni kërkon të ndahet nga Bardhi

Atëherë, Sara dhe Bardhi janë përpjekur të qartësojnë ngjarjet dhe sjelljet e njëri-tjetrit që duket se i kanë sjellë në këtë pikë.

Sara ka shprehur një zhgënjim të thellë, duke deklaruar se nuk ka marrë asnjëherë mbështetjen e nevojshme nga Bardhi. Ajo tregoi se ndihej veçanërisht e prekur nga komentet e opinionistëve gjatë Prime-it të fundit, një situatë në të cilën priste që Bardhi të qëndronte pranë saj, të mbrojtur dhe të mirëkuptuar.

Lexo po ashtu “E kam gjetur me ish-in e tij” - Sara dhe Endrik rrëfejnë lidhjen e tyre

Nga ana tjetër, Bardhi gjithashtu ka treguar një qëndrim të ngurtë, duke mos dhënë shenja pajtimi ose pranimit të ankesave të Sarës. Kjo është reflektuar më së miri në vendimin përfundimtar që çifti ka marrë: ata janë zotuar se nuk do të kenë asnjë lloj komunikimi mes tyre, madje jo edhe një përshëndetje të thjeshtë.

Sara: “Për kokë të mamit, nuk të afrohem më kurrë, se sa herë të afrohem ti më nxjerrë keq. Je super djalë, sa here të kaloj do të të flas.”

Bardhi: “Mos më fol.” /Telegrafi/

Videon mund ta shihni këtu