Telegrafi

Për këto pamje interesante nga protesta në Pejë, Policia “arreston” dronin! (Video)

Në protestën e organizuar sot në Pejë, kundër Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, pjesëmarrës ishte edhe Xhelal Tetaj.

Lexo po ashtu Shumë qytetarë dhe opozita protestojnë në Pejë kundër Demarkacionit (Foto)

Tetaj – në këtë protestë ku kanë marrë pjesë shumë banorë të rajonit të Pejës – ka bërë disa xhirime me dron.

Për këto xhirime, sipas tij, ai është marrë dhe mbajte për disa orë në Polici, “që të mos bëhej publik ky xhirim”!

Ky qytetar që shprehet se është shtetas amerikan, tregon se droni i tij “është konfiskuar nga Policia” – deri të hënën.

Sidoqoftë, shikojeni pamjet që ka kap sot ky dron. /Telegrafi/