Fatime Fetai dje u dënua me 1000 euro, për siç thonë nga Gjykata Themelore Shkupi 1, ”Sjellje në mënyrë joprofesionale, duke e keqpërdorur të drejtën e fjalës dhe duke shkelur çdo parim të kodit të etikës të prokuroris publike”, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Por çka e nervozoi gjykatësen Tatjana Mihajlova që ta dënojë Fetain? Portali Libertas ka shkruar se brenda në seancë Fetai Mihajlovës i ka thënë ”Nuk jam këtu për të ju parë se sa e bukur je.”
Kjo frazë u dëgjua edhe në ”bombat” e LSDM-së ku dëgjohej ish-ministrja e MPB-së Gordana Jankuloska e cila ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoski i tha ”Nuk e kemi vënduar aty për se është i bukur.” duke folur për kryetarin e Këshillit gjyqësor.
Për Katica Janevën kishte dy dënime me nga 1000 euro. /Telegrafi/