Lideri i VMRO-DPMNE-së, në një prononcim para gazetarëve, edhe njëherë ka theksuar se zgjedhje do të ketë më 5 qershor dhe se LSDM-ja nuk dëshiron të merr pjesë në këto zgjedhje pasi që frigohe nga humbja, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Gruevski gjithashtu është deklaruar edhe për listën zgjedhore. Ai i quan gënjeshtra informimet se ka një numër të madh votuesish të dyshimtë në këtë listë, duke thënë se vetëm 582 votues janë të dyshimtë pasi që adresat e tyre nuk janë të regjistruar nëpër tërë institucionet.
Sipas tij, lista ishte e pranueshme kur i duhej LSDM-së të fitonte në Strumicë, kruse tani jo./Telegrafi/