Berat Gjimshiti ka oferta edhe nga Gjermani.
Pas Crotones e Avellinos, që mediat italiane i jepnin shumë pranë mbrojtësit, tashmë në skenë kanë dalë dy klube gjermane.
Gazetari italian Giannluca Di Marzio raporton se edhe Freiburg e Kaiserslauterni kanë nisur kontaktet dhe futbollisti i kombëtares sonë mund të zgjedhë një prej tyre.
Në këto skuadra luajnë dy shokë të tij të Kombëtares si Abrashi te Freiburg dhe Aliji te K’autern.
Kjo do t’i ndihmonte Gjimshiti pasi ai është rritur në Zvicër dhe ambientimi në Gjermani nuk do të ishte problem.
Megjithatë, kartonin e tij e ka Atalanta e cila e jep vendimin përfundimtar.