Gjyqtari me procedurën paraprake të Prokurorisë Publike i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morinës, njoftojnë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.
“Sot para gjyqtarit të procedurës paraprake në kuadër të Gjykatës Themelore Penale-Shkup, të zbatuar kundër një personi me propozim të Prokurorisë Publike për përcaktimin e masës së paraburgimit për shkak të ekstradimit pas një urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpoli-Serbi.
Pas dëgjimit të personit në prani të avokatit të tij, si dhe vlerësimit të fakteve dhe dëshmive, gjyqtari i procedurës paraprake ka marrë vendim që T.M. ti caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa për ekstradimin e tij vendos Ministria e Drejtësisë”, njoftojnë nga Gjykata Penale./Telegrafi/