Site icon Telegrafi

Për gjashtë orë mbollën 66 milionë fidanë, 1.5 milionë vullnetarë shënuan Rekord të Ginisit (Video)

Shteti qendror i Indisë, Madhya Pradesh ka hyrë në Librin e Rekordeve të Ginisit, pasi 1.5 milionë vullnetarë, mbollën 66 milionë fidanë pemësh për gjashtë orë, përgjatë lumit Nermada.

Ky organizimi tejkaloi rekordin e shënuar në Uttar Pradesh, kur në qershor të 2016-ës, 800 mijë vullnetarë mbollën 50 mijë fidanë pemësh gjatë një dite, transmeton Telegrafi.

ShivrajSingh Chouhan, që është kryeministër i Madhya Pradesh, është shprehur i lumtur për numrin e madh të vullnetarëve që iu përgjigjën këtij organizimi shumë të rëndësishëm

Mbjelljet masive janë pjesë e fushatës vetëdijësuese “ta bëjmë Indinë të gjelbër sërish”, në kohën kur janë rritur rreziqet për ndryshime klimatike.

Gjatë një konference në Paris, zyrtarë nga India kanë bërë të ditur se do të shpenzojnë 6.2 miliardë dollarë, deri në vitin 2030 do të mbjellë  dhe gjelbëroi deri në 95 milion hektarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version