Shqipëria ka shënuar dy gola të shpejtë përballë Kazakistanit në rrethin e pestë të Ligës së Kombeve.
Pas vetëm 16 minutash lojë në stadiumin “Air Albania” është shënuar edhe goli i parë.
Ledian Memushaj bëri një kalim të bukur dhe më pas asistoi te Sokol Cikalleshi që kishte një përfundim të mirë me kokë.
Pas gjashtë minutash, tanët realizuan edhe golin e dytë me anë të Ardian Ismajlit (22’).
Por, derisa Kazakët po bëheshin gati të rifillonin për herë të dytë ndeshjen, ata shënuan nga mesi i fushës, me Etrit Berishën që ishte jashtë porte, me rezultatin aktual 2-1.
Kështu si qëndrojnë gjërat, Shqipëria është në vendin e dytë me tetë pikë, në kuadër të Grupit 4, dy më pak se Bjellorusia që po fiton po ashtu 1-0 ndaj Lituanisë. /Telegrafi/