Telegrafi

“Për fëmijërinë e vjedhur”, të famshmit shqiptarë bëjnë thirrje për protestën e 4 qershorit për 15-vjeçaren që u përdhunua

Shqipëria është tronditur nga një ngjarje e paprecedentë, ku një 15-vjeçare është përdhunuar nga roja i shkollës ku ajo vijonte mësimet.

Viktima më pas është shantazhuar dhe si rrjedhojë është detyruar të raportojë rastin në polici, nga ku më pas ngjarja ka bërë jehonë në të gjitha trevat shqiptare.

Lidhur me këtë ngjarje të paprecedentë është paralajmëruar një marsh protestues më 4 qershor në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Lexo po ashtu PD kërkon dorëheqjen e Besa Shahinit, pasi u përdhunua një nxënëse

Ndërkohë, përveç reagimeve të shumta nga qytetarët, nuk kanë munguar edhe reagimet nga figurat publike.

Këngëtarë e prezantuesë të shumtë kanë shpërndarë në llogarinë e tyre në Instagram posterin e ashtuquajtur “Për fëmijërinë e vjedhur”, që paralajmëron protestën e datës 4 qershor.

Nga këto reagime dhe thirrje për protestë, duket se edhe personazhet në fjalë nuk do të mungojnë në marshin në fjalë. /Telegrafi/

Foto: Luana Vjollca/InstaStory