Një studio e cila shërben për heqjen e tatuazheve në Londër po ofron një ofertë speciale për fansat e penduar të Kanye West.
Studiot me emrin “NAAMA”, muajin e kaluar, shpërndau përmes rrjetit social Instagram se do të hiqte pa asnjë kosto tatuazhet e reperit 45-vjeçar.
Studio fillimisht ndau një postim të një burri i cili shihej duke treguar krahët me një tatuazh që shkruhej “Mirupafshim”.
“Ne do t’i heqim tatuazhet e tuaja të Kanyes falas”, shkroi në përshkrimin e fotografisë më 15 nëntor, shkruan People.
Më vonë u postua një video e një ish-fansi i cili hoqi nga krahu një portret të West dhe mbi të shkroi “Yeezy vjen, Yeezy shkon…”
“Kur keni një tatuazh të frymëzuar nga dikush që e admironi dhe ai përfundon në qendër të vëmendjes për gjëra të gabuara… në studion tonë ne ofrojmë një përvojë fuqizuese, empatike dhe të teknologjisë së fundit për pastrimin e tatuazheve. Nëse ju dëshironi një ndryshim, ne jemi këtu për të ndihmuar”, shtoi studio tutje në postim.
Në një postim ku më pas e fshiu, West ndau një pamje të një mesazhi mes tij dhe Sean “Diddy” Combs qe dyshohet se shfaqte Kanyen duke pretenduar se Combs kontrollohej nga njerëz hebrenj.
“Jezusi është hebre”, shkroi ai në përshkrim, raportoi NBC News.
Të nesërmen, West bëri një postim në llogarinë e tij në Twitter ku më pas u hoq nga platforma pasi që shkelte rregullat e saj.
Kompania Adidas ndërpreu bashkëpunimin me West dhe tha në një deklaratë se ata nuk do të punojnë më me të, duke vënë në dukje se kjo kompani “ nuk e toleron antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër të gjuhës së urrejtjes”.
Kompania Gap gjithashtu tërhoqi produktet Yeezy nga dyqanet e saj menjëherë pas komenteve të tij.
“Në shtator, Gap njoftoi që ka ndërprerë partneritetin e saj me Yeezy Gap. Sjellja jo adekuate e ish-partnerit të tyre tregojnë arsyet pse ne po ndërmarrim hapa të menjëhershëm për të hequr produktin nga dyqanet tona dhe si pasojë e kemi mbyllur Yeezygap.com”, tha kompania në një deklaratë.
Kompania më pas shtoi se “Antisemitizmi, racizmi dhe urrejtja në çdo formë janë të paarsyetueshme dhe të patolerueshme në përputhje me vlerat tona. Në emër të klientëve, punonjësve dhe aksionarëve tanë, ne jemi organizata që luftojnë urrejtjen dhe diskriminimin”. /Telegrafi/