Telegrafi

“Për familje”, Elinel dhe MC Kresha publikojnë bashkëpunimin e ri

Reperët e njohur Elinel dhe MC Kresha kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Për familje” titullohet kënga e tyre e re, e cila trajton një temë të ndjeshme dhe aktuale.

Kënga flet për baticat dhe zbaticat e jetës, ku pavarësisht tyre është familja ajo që duhet ruajtur dhe të luftohet për të.

Muzika është punuar nga Skizofrenik, ndërsa tekstin e kanë shkruar vet reperët.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Klipi është punuar nga Imagine Films dhe pasqyron më së miri temën për të cilën kënga flet, ndërsa protagonistë në të janë disa aktorë të njohur kosovarë.

MC Kresha (Foto: YouTube)

Elinel ka qenë shumë aktiv muajve të fundit, dhe ky është projekti i tij i tretë për këtë vit, pas dy këngëve të mëparshme: “Lambo” dhe “Sa jena t’ri”.

Ndërsa MC Kresha, ka paralajmëruar se përveç këtij bashkëpunimi, së shpejti do të sjellë edhe një këngë me Alban Skënderajn, të titulluar “Ping-Pong”. /Telegrafi/