Telegrafi

Për famë dhe miq, i riu nga Bosnja e lyen tërë veturën me Nutella

TikTokeri nga Travniku i Bosnjës, Sermed Maktouf, ka lyer tërë veturën e tij me Nutella, e këtë e bërë për shkak të një video dhe për të bërë më shumë miq në rrjetin social.

Edhe pse më herët kishte folur se si është i gatshëm që të bëjë gjithçka për famë, pakkush ka besuar se do ta bëjë këtë, transmeton Telegrafi.

“Vetura ime e preferuar? Vetura Nutella”, tha Sermed në videon e publikuar më poshtë.

@sermedmaktouf7 Nutella Car 🤣 #foryou #fyp #viral #nutella ♬ La Câlin – Serhat Durmus

Përdoruesit e TikTokut nuk janë ndarë edhe aq të kënaqur me videon e Sermedit duke lyer veturën me Nutella, e shumë po e kritikojnë për shumën e majme të parave të shpenzuara për diçka që thjesht nuk ia vlen.

“Ti e ke lyer tërë veturën, e unë nuk mundem as bukën me pashtetë. Dikush nuk ka për të ngrënë e ky bën gjëra të tilla”, ishin disa prej komenteve të shumta në llogari të riut. /Telegrafi/