Se tifozët e AS Saint-Etienne më të vërtetë janë të çmendur e treguan më së miri në ditën e fundit të transferimeve.
Para dy dite klubi francez njoftoi tifozët se ka blerë nga Bologna sulmuesin Anthony Mounier.
Por, me të mësuar identitetin tifozët u acaruan aq shumë sa detyruan klubin që të largojë lojtarin pas dy ditësh.
Arsyeja? Mounier ishte lojtar i Lyon në të kaluarën dhe kishte bërë disa deklarata të pamatura dhe kjo i ka nervozua tifozët e St Etienne, të cilët kanë rivalitet të madhe me ata të Lyonit. /Telegrafi/