Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se disa herë kanë kryer veprat penale “vjedhje” dhe “vjedhje e rëndë”, kryesisht nëpër markete.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në muajt qershor-tetor në rrugën “Fan Noli”, në Prishtinë.
Tutje sipas raportit, bëhet e ditur se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të së cilit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt.
“Pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se disa herë kanë kryer veprat penale ‘vjedhje’ dhe ‘vjedhje e rëndë’, kryesisht nëpër markete. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/