Brenda dhjetë vjetësh në Kosovë, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës kanë ndodhur 419 vrasje.
Ndërkohë, vetëm gjatë janarit dhe shkurtit të këtij viti kanë ndodhur 5 raste të vrasjeve.
Motivet e këtyre vrasjeve, sipas zyrtarëve të Policisë së Kosovës, thuhet të jenë të ndryshme.
Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi thotë se në vitet e fundit numri i vrasjeve ka shënuar rënie.
“Derisa në vitin 2008 kanë qenë 45 raste të vrasje, në vitin 2010 numri i vrasje ka qenë më i lartë 59. Në vitin 2012 janë shënuar 50 vrasje dhe që nga ky vit, numri i këtyre rasteve ka shënuar rënie, ku në vitin 2017 kemi pasur 27 vrasje”.
“Motivet janë të ndryshme, por motivi përfundimtar i një vrasjeje zbulohet kur të përfundon rasti në organet e drejtësisë. Ne mund të dyshojmë se një vrasje është kryer për motive të ulëta, si hakmarrje apo të ndryshme, por gjatë hetimeve mund të ndërrojë kjo”.