Site icon Telegrafi

Për dhjetë vjet, 65.675 maqedonas kanë marrë shtetësi bullgare

Në 10 vitet e fundit, nga 1 janari 2010 deri më 22 tetor 2020, gjithsej 77,829 shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë aplikuar për të marrë shtetësi bullgare.

Sipas mediave bullgare, përcjell  Telegrafi Maqedoni, thuajse të gjithë ose 77.726 kanë pretenduar se kanë prejardhje bullgare. Në të njëjtën periudhë, procedura është përfunduar për 65.675, të cilët janë marrë shtetësi bullgare..

Këto të dhëna u njoftuan nga ministrja Bullgare e Drejtësisë, Desislava Akhladova, në një seancë në Kuvendin bullgar, e cila iu është përgjigjur pyetjeve të Hristo Gadzhev nga shumica parlamentare.

Siç raporton “Dnevnik-u” bullgar, Gadzhev këtë pyetje e bëri duke komentuar se nëse maqedonasit duan të marrin pasaportë bullgare, që i bën qytetarë edhe të BE-së, në Maqedoninë e Veriut zhvillohet politikë e papranueshme kundër Bullgarisë./Telegrafi/

Exit mobile version