Site icon Telegrafi

Për dhjetë muaj në rajonin e Tetovës, 54 aksidente komunikacioni të shkaktuara nga kafshët

Në rajonin e Tetovës janë regjistruar 54 aksidente komunikacioni të shkaktuara nga kafshët gjatë dhjetë muajve të këtij viti, informojnë nga SPB Tetovë.

Numri më i madh i aksidenteve kanë ndodhur në pjesën e Tetovës në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup dhe kanë përfunduar pa humbje jete dhe lëndime serioze. Në secilën prej aksidenteve është shkaktuar dëm material nga 10 mijë deri më 40 mijë denarë në varësi prej automjetit, forcës së goditjes dhe rrethanave tjera. Pjesa më e madhe e aksidenteve kanë qenë pasojë e lëvizjes së pakontrolluar të kafshëve, më së shumti qen endacakë nëpër autostradë për shkak të mungesës së sigurisë me gardh ose formë tjetër për parandalim.

Sipas statistikave policore për Pollogun, në vit mesatarisht regjistrohen mbi 100 aksidente me kafshë. Nga SPB Tetovë apelojnë për kujdes maksimal gjatë lëvizjes në autostradë, ndërsa deri te institucionet përkatëse të ndërmarrin masa konkrete për parandalim të hyrjes së kafshëve në korsitë e autostradave./Telegrafi/

Exit mobile version