Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi i ka bërë thirrje Qeverisë të tërhiqet dhe të dëgjojë zërin e ekspertëve sa i përket çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Në një intervistë për “Epokën e re”, Isufi ka thënë se deputetët nuk duhet të bien në lajthitjet për ta votuar versionin aktual të demarkacionit por, sipas tij, duhet ta dëgjojnë zërin e ekspertëve dhe të binden se versioni i Komisionit qeveritar nuk është i vërtetë.
Isufi ka shprehur optimizëm se tryeza e 3 gushtit për demarkacionin do të nxjerrë në shesh të vërtetën mbi kufirin e Kosovës me Malin e Zi.
Ai ka thënë se në këtë tryezë ekspertët eminentë do të tregojnë se pikat kufitare Kulla e Zhlepit dhe Çakorri janë të padiskutueshme në bazë të hartave dhe dokumentacionit. /Telegrafi/