Telegrafi

Për Demarkacionin me Malin e Zi, Liburni mbështet Ramushin (Video)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thëne se Komuna e Prishtinës është në rrugë të mbarë.

Duke folur për punën në Komunën e Prishtinës, ai thotë se VV ka mundur të punojë më tepër.

Aliu ka folur edhe për aktualitetin politik në vend.

“Me këtë qeveri, Serbia mundet me kushtëzu Kosovën në çdo vendim”, thotë ai, duke ofruar bashkëpunim me LDK-në.

Kur është fjala te Demarkacioni me Malin e Zi, Aliu thotë se shkarkimi i Komisionit Shtetëror nga ana e kryeministrit Ramush Haradinaj ka qenë i duhur, duke mbështetur edhe emërimin e Shpejtim Bulliqit në vend të Murat Mehës. /Telegrafi/