Qervishi me qofte është një recetë klasike e cila vlerësohet si e shumëkërkuar.
Prandaj, blogerja e njohur kosovare, meJehonën, në Instagram-in e saj ka ndarë me ndjekësit një recetë super të shijshme të qervishit me qofte, të cilën, për ta bërë edhe më të shijshme, e ka shoqëruar me broçe integrale që piqen për 8-10 minuta dhe që gjenden vetëm në Interex.
Përbërësit për qofte:
– 500 gr mish viçi të grirë
– 1 karotë të grirë
– 2 qepë të grira
– 2 thelpinj të hudhrës të grira
– 1 vezë
– 2 feta të bukës, të holla pa kore, të thërrmuara
– Majdanoz të freskët të grirë
– Kripë
– Piper të zi
– Arrë mushku
Përbërësit për salcën:
– 4 lugë gjelle miell
– 1 lugë gjelle gjalpë
– Gjysmë luge çaji piper të kuq
– 1 litër ujë të vluar
– Kripë
Përgatitja:
Në një tas të madh i përzieni të gjithë përbërësit për qoftet. I mbuloni me letër najloni dhe i lini në frigorifer të qëndrojnë 1 orë. Masën e përzierjes së mishit e hidhni në enë të sheshtë në një shabllon të trashë prej 1 inç dhe i punoni me duar të lagura çdo kub të rrokulliset në një top. Topthëzat e fituar i kaloni pak në miell dhe i fërgoni me vaj të bollshëm në të gjitha anët.
Në vajin ku i keni fërguar qoftet, e shkrini gjalpin dhe ia shtoni miellin duke i trazuar mirë me lugë druri derisa të ndërron ngjyrë. Pastaj i shtoni piper të kuq dhe vazhdon pjekja derisa të ndjehet një aromë e mirë dhe mielli të ketë ngjyrë të mbyllur.
E shtoni ujin e vluar dhe e trazoni shpejt e shpejt me tel kuzhine në mënyrë që të mos krijohen kokërrzuat.
Mbi salcë i hidhni qoftet e fërguara, i mbuloni me kapak, e ulni temperaturën dhe i lini për 20 minuta.
Këtë shujtë super të shijshme, blogerja e njohur e cila njihet për aftësitë e saj të gatimit ju rekomandon ta shoqëroni me bukë integrale Brotchen.
Ku gjendet dhe cilat janë karakteristikat e bukës Brotchen?
Bukën Brotchen mund ta gjeni ekskluzivisht në rrjetin e supermarketeve INTEREX dhe është në kuadër të brendit francez Bonjour, e cila ka një çmim ekskluziv prej 69 cent.
Përveç bukës së bardhë, ju në INTEREX mund ta gjeni edhe Integral Brotchen, e cila piqet brenda 10 minutave dhe është shumë e shëndetshme.