Pas vërshimeve të para dy ditëve, fshati Stajkovcë vazhdon të ndihmohet me të gjitha mjetet e nevojshme institucionale, ka raportuar TV Shenja. Ambulanca, ushtria, policia, zjarrfikësit dhe forma të tjera janë të pranishme në Stajkovcë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Ambulanca është këtu, nëse ka nevojë kuptohet, ndihma e shpejtë këtu është tërë ditën qëndrojnë, edhe tash janë këtu siç shihni, ajo është ndihma, ndërkohë që jemi të dëmtuar tepër”, thotë njëri nga banorët e Stajkovcës.
“Janë të gjitha por ndodhi ajo që ndodhi, Zoti ka dashur të jetë kështu dhe ajo është”, ka thënë një banor tjetër.
“Ndihma siç shihet kemi mjaftueshëm, por të gjithë njerëzit janë të shpërqendruar pas gjithë atyre vërshimeve, nuk ka higjienë fare, për këtë duhet të ndërmerren masa më të shpejta që mos të ketë ndonjë epidemi”, ka thënë një banore e fshatit Stajkovcë.
Këta banorë marrin ndihma të shumta si ushqim, ujë, batanije, mjekim nga ndihma e shpejtë dhe të tjerë.
Për dallim nga ky fshat, banorët e Hasanbegut ankohen se nuk kanë pranuar ndihmën e duhur institucionale./Telegrafi/