Luana Vjollca ka ironizuar keq me mediat.
Ishin mediat shqiptare ato që raportuan për fotot e bukuroshes nga prapa, duke shkruar se ajo ka shtuar në mënyrë drastike në peshë, shkruan Telegrafi.
Megjithatë, Luana ka pasur përgjigjen ideale për mediat.
Ajo ka shfrytëzuar një peshore për t’u matur dhe për të treguar sa kilogram ka.
Dhe ajo në foton e publikuar në Snapchat ka bërë të ditur se “vdes që të shtojë në peshë”.
Luana duket se nuk miraton kritikat për shtim në peshë edhe pse ajo ka dëshirë të shtojë në peshë.
Duket se fotot e saj janë realizuar në pozicion të tillë që të gjithë të mëndojnë se ajo duket bombastike, por në fakt i bënë mediat të mendojnë se ajo shtoi në peshë. /Telegrafi/