Presidenti i SHBA-së, Joseph Biden dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel diskutuan sot marrëdhëniet midis dy vendeve në Uashington.
Para së gjithash, në lidhje me ndryshimet rreth tubacionit të gazit Nord Stream 2 dhe qëndrimet ndaj Kinës.
Gjatë një takimi të shkurtër me gazetarët, dyshja u përpoqën të zvogëlonin dallimet ekzistuese.
Biden tha se “bashkëpunimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë është i fortë”, dhe Merkel, e cila kishte marrëdhënie të këqija me paraardhësin e tij, Donald Trump, tha se ajo ishte “shumë e lumtur për të thelluar marrëdhëniet” midis dy vendeve.
President Biden and German Chancellor Angela Merkel failed to settle their dispute over Russia's #NordStream2 natural gas pipeline but said they agreed Moscow must not be allowed to use energy as a weapon to coerce its neighbors https://t.co/Ndwjm9B6Zd by @andrea_shalal @TimoGard pic.twitter.com/6RBpdMiRhZ
— Reuters (@Reuters) July 16, 2021
Merkel, e cila erdhi për një vizitë lamtumire në Uashington, pasi po tërhiqet nga politika pas zgjedhjeve të shtatorit, u shprehu ngushëllimet familjeve të vrarëve në përmbytjet shkatërruese që goditën Gjermaninë dhe Belgjikën.
Trazirat në marrëdhëniet midis Berlinit dhe Uashingtonit janë shkaktuar prej vitesh nga tubacioni i gazit Nord Stream 2, i cili do të sjellë gaz natyror nga Rusia në Gjermani.
Uashingtoni e kundërshton atë tubacion dhe u përpoq të parandalonte realizimin e këtij projekti, duke deklaruar se do të rrezikojë sigurinë energjetike të Evropës sepse do të rrisë varësinë e kontinentit nga gazi rus dhe do t’i mundësojë Moskës rritjen e presionit politik mbi Poloninë dhe Ukrainën.
Sidoqoftë, Biden kohët e fundit zemëroi shumë anëtarë të Kongresit të SHBA-së, si demokratë ashtu edhe republikanë, duke përjashtuar nga sanksionet njësitë gjermane që marrin pjesë në projektin Nord Stream 2. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=-ee-z6ciNE8