Kombëtarja kuqezi në prag të ‘Euro 2016’ po përdor teknologjinë, pasi në stërvitje janë parë që shumë lojtarë mbajnë veshur një ‘jelek’ të zi, i cili shërben për të matur të dhënat e lojtarëve.
Ky sistem GGS i shërbente stafit teknik të skuadrës për të marrë informacion mbi çdo element stërvitor të kuqezinjve si për sa i përket përkushtimit të çdo lojtari në stërvitje apo ndeshje duke nisur nga kilometrat që secili prej tyre përshkruante në fushë, transmeton syri.net.
Dhe në sfidën kundër Katarit, të fituar 3-1, kuqezinjtë kishin të veshur poshtë fanellave këta jelekë të cilët arritën të zbulonin se Andi Lila është lojtari, i cili ka vrapuar më shumë duke përshkruar plot 12.8 kilometra.
Mesfusha në ndeshjen me Katarin ishte në total reparti që spikati më shumë, ndërsa Lila konfirmohet si një prej lojtarëve kuqezinj që jep gjithmonë maksimumin.