Site icon Telegrafi

Për çfarë e falenderoi Zotin Lyrical Son? (Foto)

Reperi i njohur Lyrical Son është një nga më të pëlqyerit në estradë, gjersa numëron edhe me mijëra ndjekës në rrjetet sociale.

Të gjithë e dimë që Lyrical Son është i martuar tash e disa vite, dhe bashkë me bashkëshirten e tij kanë një vajzë të vogël të quajtur Eva.

Lexo po ashtu Dikush ia prishi gjumin Lyrical Son, por një befasi e këndshme po e priste kur u zgjua (Video)

Ai gëzon një jetë të lumtur familjare, teksa këtë e ka demonstruar disa herë përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale.

Për të gjitha këto reperi ka një falenderim, dhe sipas tij falendermi më i madh i takon Zotit.

Lyrical Son ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi ku shfaqet i buzëqeshur përkrah vajzës së tij, teksa në mbishkrimin e fotos ka shkruar “Faleminderit Zot”.

Lyrical Son, i buzëqeshur pranë vajzës së tij, Evës. Foto nga Instagram Story

Kjo ka bërë të kuptohet se reperi është një besimtar i fuqishëm, dhe se është shumë mirënjohës për të mirat që i gëzon.

Përndryshe, ai është duke u përgaditur që shumë shpejt të sjellë projektin e tij më të ri për festat e fundvitit. /Telegrafi/

Exit mobile version