Nga: Emil Cioran
Përktheu: Elona Caslli
Për çfarë duhen librat vallë? Për të mësuar? Sigurisht, që jo. Për të mësuar mjafton të shkosh në shkollë.
Unë mendoj se libri është një plagë e vërtetë, që e ndryshon në njëfarë mënyre jetën e lexuesit. Qëllimi im kur shkruaj një libër, është të zgjoj dikë, ta fshikulloj. Meqënëse librat që kam shkruar kanë lindur nga dobësitë e mia për të mos thënë nga vuajtjet e mia, ato duhet t’i përcillen në njëfarë mënyre lexuesit. Nuk më pëlqejnë aspak librat që lexohen siç mund të lexohet një gazetë.
Një libër duhet të trondisë gjithçka, të vërë gjithçka në pikëpyetje? Arsyeja?
E po mirë, unë nuk e vras shumë mendjen për dobinë e asaj që shkruaj sepse në të vërtetë nuk mendoj kurrë për lexuesin. Shkruaj për vete, për t’u çliruar nga ankthet, nga tensioni dhe për asgjë tjetër.
Pak kohë më pare, një zonjë në “Quotidien de Paris” thoshte për mua ; “Cioran shkruan atë që secili prej nesh e thotë nën zë”.
Unë nuk shkruaj me qëllimin për “të bërë një libër” që do të lexohet. Nuk shkruaj për të hequr qafe një peshë.
Më vonë, kur meditoj, për funksionin e librave të mi, i them vetes se ata duhet të jenë si një plagë.
Një libër, që nuk e ndryshon lexuesin, është një libër i dështuar.