Muzikanti i popullarizuar, Ed Sheeran, ka treguar se para tre vitesh e kishte shkruar për çdo rast një këngë për James Bondin, në rast se dikush do të kërkonte nga ai që të shkruante një këngë për ndonjë nga filmat për agjentin sekret.
Këngëtari, i cili duket shumë modest në deklaratat e tij, nuk e ka pasur problem që ta pranonte se çfarë ka bërë, edhe pse deri më tani askush nuk ka kërkuar nga ai diçka të tillë.
“E kam shkruar melodinë para tre vitesh, për çdo rast”, ka treguar Sheeran gjatë pjesëmarrjes në versionin irlandez të emisionit The Late Late Show.
Prezantuesi më pas i kërkoi të tregonte se si titullohej kënga, mirëpo kantautori ka refuzuar të tregojë sepse dikush mund t’ia vjedhë.
"With Bond, I've had a theme tune written for about three years, just in case!" – @EdSheeran on the #LateLate pic.twitter.com/MDA1GzVhmt
— The Late Late Show (@RTELateLateShow) December 15, 2017
Megjithatë, ai i ka siguruar fansat e Bondit se kënga e përgatitur nga ai është shumë e mirë.
Gjatë emisionit, 26-vjeçari i ka shpjeguar arsyet e veta se pse vendosi ta bënte gati një këngë, të cilën nuk ia kishte kërkuar askush.
“Së fundmi ka bërë një këngë më një prej heronjve të mi, Eminemin, ndërsa kur vendosëm ta bënim atë këngë, unë e kisha gati. Njësoj është edhe me Bondin. Nëse ndonjëherë më thërrasin për atë këngë, unë vetëm do t’u them: ‘Urdhëroni'”, ka treguar Sheeran.
Në vitet e kaluara, në filmat për ‘007’ kolonën zanore shpesh e kanë bërë këngëtarët britanik. Adele i mahniti të gjithë me këngën “Skyfall” për filmin me të njëjtin emër, ndërsa edhe kënga e Sam Smith, “Writing’s on the Wall”, për filmin “Spectre” (2015) ishte shumë e suksesshme.
Filmi i radhës për James Bondin me Daniel Craigun në rolin kryesor do të jetë i gatshëm në vitin 2019. /Telegrafi/