Site icon Telegrafi

Për autostradën Nish-Prishtinë, Serbia paguan 350 milionë euro

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, po e pret me optimizëm samitin e Ballkanit Perëndimor 6, që është iniciativë e kancelares gjermane Angela Merkel. Samiti mbahet në Vjenë më 27 gusht.

“Ne jemi të gatshëm të paguajmë 350 milionë euro për ndërtimin autostradës Nish-Prishtinë për pjesën tonë, e cila kushton 600-650 milionë euro, prandaj do të kërkojmë të na i japin rreth 300 milionë euro”, ka thënë Vuçiq.

Sipas tij, ky takim do të jetë shumë i rëndësishëm, sepse stabiliteti ekonomik është i rëndësishëm për të ardhmen e ekonomisë dhe standardin e jetesës.

Exit mobile version