Ish-Koordinatori Nacional për dialog dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ka reaguar pas disa deklarimeve të fundit në media të ndryshme rreth qëndrimeve të Presidentit Rugova për situata dhe zhvillime të ndryshme, sidomos rreth hapjes së frontit të jugut, pastaj pas Konferencës së Rambujesë.
Hyseni, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ata të cilët po flasin lidhur me qëndrimet e ish-presidentit Rugova, nuk e kanë pasur as idenë elementare për ato procese, ngase, sipas tij, ose kanë abstenuar (duke dhënë dorëheqje) ose kanë ikur nga çdo përgjegjësi.
“Këta të mjerë nuk kanë as njohuri e as dije për asgjë që ka ndodhur, sepse ose kanë abstenuar ose kanë ikur nga do përgjegjësi si struca që janë!”, ka shkruar Hyseni.
Ai më tej ka thënë se “tani është koha që vërtetë të heshtni, ndryshe do të përballeni me denoncim publik”.
Postimi i plotë i Hysenit:
“Të nderuar qytetarë,
Me indinjatë të thellë po lexoj në media këto ditë deklarime të eksponentëve të ndryshëm rreth qëndrimeve të Presidentit Rugova për situata dhe zhvillime të ndryshme, sidomos rreth hapjes së frontit të jugut, pastaj, Rambujes, për të cilat nuk kanë as idenë elemantare ngase ose kanë abstenuar (dujke dhënë dorëheqje) ose kanë ikur nga çdo përgjedhësi. Dhe më vonë pas vdekjes së Rugovës, rreth dialogut me Serbinë, heshtinin si strucat në takimet me partnerët strategjik në prag të votimit të rezolutës së OKB-së për dialogun në Neë York. Ndësrsa, sot deklarohen, në darka të ndryshme, se gjoja ishin kundër dialogut!!!
Jo, këta heshtnin, nuk ishin kundër!
Këta të mjerë nuk kanë as njohuri e as dije për asgjë që ka ndodhur, sepse ose kanë abstenuar ose kanë ikur nga do pëgjegjësi si struca që janë!
Eh, tani është koha që vërtetë të heshtni, ndryshye do të pëballeni me denoncim publik. Mjaft! Mos abuzoni më, dhe mos gënjeni sepse nuk do të kurseheni nga denoncimi publik. Me fakte!
Ju e dini kush jeni!” (dic.), ka shkruar Hyseni. /Telegrafi/