Padyshim që ndër lajmet më të diskutuar gjatë ditës së mërkurë ka qenë arrestimi i reperes nga Ferizaji, Loredana Zefi, në Zvicër.
Ajo është e njohur edhe si bashkëshortja e reperit, Mozzik, dhe së bashku kanë të publikuara disa këngë që janë pritur mirë nga publiku.
Loredana është arrestuar nën akuzat për kanosje, zhvatje të parave dhe kërcënim – akuza të cilat përfshijnë edhe të vëllanë e saj, Bekim Zefi.
Lidhur me ngjarjen në fjalë ka pasur reagime të shumta në rrjetet social, gjersa një i tillë ka ardhur edhe nga ish-menaxheri i reperit Mozzik, Met Elshani.
Ky i fundit, i cili njëherësh është menaxher i labelit “ON Rercords”, ka reaguar me një shkrim në InstaStory, duke ‘thumbuar’ ish-bashkëpunëtorët e tij.
“Jo thosha nuk më besonit, që këta njerëz marre janë, horë ta bëjnë një komb”, kanë qenë fjalët e tij.
I njëjti ka krahasuar këtë rast me një tjetër, atë të shqiptares Esa Vokshi, e cila njëherë kishte treguar përmes një shkrimi në InstaStory se i ishin vjedhur paratë, por që askush nuk ka besuar.
Elshani shkruan se kjo që ka ndodhur me atë vajzën është edhe më turp, gjersa nuk ka lënë të kuptohet nëse edhe ky rast ka të bëjë me Mozzikin dhe Loredanën. /Telegrafi/